iPhone 8 do të kushtojë 850 dollarë.
Telefoni i ri i kompanisë Apple do të jetë 256GB, gjithashtu do të ketë sensorë 3D dhe ekran ‘Oled’ me cilësi të lartë.
“iPhone 8 do të ketë karakteristika të reja, të cilat nuk janë të disponueshme në telefonat e tjerë paraardhës”, tha përfaqësuesja e kompanisë Apple, Simona Jankowski.
Njoftimi se iPhone 8 do të kushtojë 850 dollarë vjen për të hedhur poshtë thashethemet se telefoni i ri do të kushtonte 1 mijë dollarë.
Ndërkohë, që kompania ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të dalë në treg iPhone i ri. /noa.al