Tetori, muaji i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, BESA zgjerohet me anëtarësime të reja

Maqedonia së shpejti pritet të hyjë në një cikël të ri zgjedhor. Maqedonisë i shtohet edhe një segment i krizës politike. Tanimë qytetarët janë edhe pa pushtet lokal, të cilëve ju mbaron afati sot (15 maj).
Pritet një marrëveshje në mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë për të gjetur një zgjidhje për funksionimin e kryetarëve të komunave.
Prej sot, bizneset dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë obligim në administratën komunale pasi ajo nuk është e vlefshme, pas kalimit të afatit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kabinetin e tij sot do të thirrë në takim koordinues grupet e deputetëve për marrëveshje rreth problemit të pushtetit lokal dhe për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale.
Kuvendi së pari do të duhet të mbajë seancë në të cilën do të sjellin ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të mundësohet vazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave, pastaj marrëveshje për zgjedhjet lokale.
Portali Sakte.net mëson se është arritur pajtueshmëri që zgjedhjet lokale të mbahen në muajin tetor, ndërsa si datë opcionale është 15 tetori.
Inkuadrimi në politikë i figurave të ndryshme publike tashmë ka sinjalizuar se partitë politike kanë nisur parapërgatijet për fushatë. Dje, në Lëvizjen u inkuadrua ish Ambasadori Asaf Ademi, një prej ekspertëve më të suksesshëm në Maqedoni./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme