(I plotësuar)-Burime të Indeksonline kanë arritur të mësojnë se Nijazi Bunjaku axha i Nehat Bunjakut ishte futur në ditën e sotme në lokalin e ‘Këmbimores’ që gjenden në qendrën e qytetit të Gjilanit dhe kishte goditur me tre plumba atë, duke e drejtuar më pas armën tek vetja me dy plumba të tjerë.
Më poshtë keni edhe fotografinë e, Nehat Bunjakut të riut i cili u vra nga axha.
………………………………………….
Këta janë dy personat që humbën jetën sot në Gjilan (Foto)
Të shtënat me armë që ndodhën në qendër të qytetit të Gjilanit, morën jetën e dy personave.
Indeksonline mëson se personat të cilat ndërruan jetë janë: Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku. Ndryshe e gjithë ngjarja ndodhi në afërsi të lokaleve në Gjilan , ku të dy punonin si “këmbimues”.
…………………………………..
LAJMI I FUNDIT: Vdes edhe personi i dytë i plagosur në Gjilan (Foto)
Personi i dyshuar për vrasjen e nipit të tij në Gjilan, me incialet N.B i lindur në vitin 1964 ka ndërruar jetë gjatë sjelljes së tij për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Personi me inicialet N.B i lindur në vitin 1964 ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Humbja e jetës së tij është konfirmuar në Qendrën e Emergjencës”, është thënë për Indeksonline nga zëdhënësja e QKUK-së Mirrlinda Qyqalla.
……………………………
LAJMI I FUNDIT: Axha vret nipin në Gjilan (Foto)
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vrasja e sotme ka qenë në mes familjarëve.
Saktësisht është axha i cili ka shtënë mbi djalin e vllaut (nipin) duke e lënë të vdekur. Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në “Këmbimore”.
“I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”, thuhet nga ky burim.
…………………………………..
Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Gjilan
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Njësitë relevante të Policisë tashmë janë në vend ngjarje”, ka thënë Hashani.
Ndryshe Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve./Indeksonline/