Kur zgjedhjet po afrojnë, partitë kanë nisur procedurat përgatitëse për zgjedhje. Për këtë ka shërbyer edhe mbledhja e Degës së katërt të LDK’së, e cila u mblodh dje, nga ku nxorri dokumentin me të cilin i propozon LDK’së se cilët anëtarë duhet të përfshihen në listën për deputetë.
Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Metro, në këtë dokument janë të listuar deputetë aktual, por edhe njerëz që nuk kanë qenë më parë në listë.
Siç listohen, për deputetë sipas çelësit të përfaqësimit i është propozuar LDK’së që të jenë Halim Muçolli, Arben Gashi, Nuredin Ibishi e Sabri Hamiti.
Ndërkaq, si propozime të degës për kandidatë për deputetë, janë Hamdi Jaha, Naser Rugova, Hashim Deshishku, Petrit Bicaj, Valon Murtezaj, Vebi Mujku, Frashër Demaj, Besnik Krasniqi, Hajrullah Tërrnava.
Ndërkohë, në këtë listë, sipas çelsit gjinor, propozohen Besa Zogaj Gashi, Vlora Dumoshi, Hikmete Bajrami, Rita Hajzeraj dhe Donjeta Ballovci.
Ndryshe, kjo degë e LDK’së udhëhiqet nga Halim Muçolli, por e cila kontrollohet nga Vjosa Osmani, e cila vetë bën pjesë në degën 3, dhe nga Hamitët.