AAK ka vendosur: Këto janë partitë me të cilat nuk hyjmë në koalicion

Shefi i grupit parlamentar të AKK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Aleanca tashmë është në koalicion me Nismën për Kosovën, ndërsa zërat për koalicionet e tjera janë thjeshtë spekulime, dhe ka përjashtuar mundësinë për të bërë koalicion me partitë që kanë qenë në pushtet, raporton Gazeta Blic.

 

“Aleanca është çdo ditë në komunikim me njerëzit e Kosovës me te gjithë ata që e dinë se ka ardhur koha që të ndodhë ndryshimi. Tani për tani i konfirmuar është partneriteti me NISMA’n dhe po bashkohen shumë njerëz, personalitete të profileve të ndryshme. Të tjerat, në kuptim të bërjes së koalicioneve, çka thuhen nga të tjerët nuk janë asgjë me shumë se sa spekulime, sidomos për dy bashkëfajtorët që ishin bashkë në koalicionin e fundit”, tha ai.

Sipas Lekajt, vija të kuqe duhet t’i vërë edhe populli, përmes votës partive që kanë qenë në pushtet. Duke përjashtuar kështu çdo mundësi që AAK-ja të hyjë në koalicion me PDK-në e LDK-në.

“Vija të kuqe do ti thonë fillimisht popullit përmes votës së tyre, por nuk do të bëhemi bashkë me ata që i kanë shkaktuar kaq shumë pasoja vendit, me ata që prodhuan qeveri të paguximshme e nënshtruese përballë Serbisë. Qytetarët do ta thonë të veten, sepse ata janë vlerësuesit se kush ku duhet të jetë nesër pas zgjedhjeve. Ne aleancën me të fortë e shohim me njerëzit e Kosovës”, ka thënë Lekaj.

E në anën tjetër ditëve në vazhdim priten të jetë përfundimtare për zyrtarizmin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 19 maj, si koha e fundit e certifikimit të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme