“Nëse nuk liberalizohen vizat Turqia nuk do të zbatojë marrëveshjen me BE-në”

Ministri Turk për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, në lidhje me qëndrimin e disa liderëve evropian, tha se “Shohim shumë politikanë brenda Evropës që kanë hyrë në një trend kundër Turqisë. Kjo nuk është gjë e mirë si nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-BE, ashtu edhe për të ardhmen e Evropës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media të organizuar para takimit me Komisionerin e BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avraopulos dhe mes delegacioneve në ministri, Çelik ka folur për zhvillimet në rendin e ditës dhe iu është përgjigjur pyetjeve.

Duke theksuar se Avramopulos e njeh mirë Turqinë nga afër dhe se është një demokrat i vërtetë i cili ka treguar solidaritet me Turqinë në kohë të vështira, Çelik theksoi se ai është njëri nga personat nga Evropa i cili mbrëmjen e grusht të shtetit ka deklaruar se e mbështet Turqinë dhe demokracinë.

Çelik rikujtoi edhe njëherë deklaratën e Avramopulos në lidhje me tentativën për grusht shteti, i cili kishte thënë se kjo tentativë kundër presidentit dhe qeverisë së zgjedhur në të njëjtën kohë ishte sulm ndaj demokracisë si vlerë që e mbron Evropa, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Çelik vuri në pah se masat e nevojshme në kuadër të procesit pas tentativës për grushtit të shtetit po vazhdojnë dhe se Turqia si shtet ligjor do të veprojë e përkushtuar ndaj parimeve, për ç’arsye do të tregohet kujdes që autorët e tentativës për grusht shteti të japin llogari para ligjit dhe drejtësisë.
Çelik më tej theksoi se shumica e dëshmorëve të 15 Korrikut kanë qenë civilë, duke shtuar se kjo tregon që në Turqi ekziston demokraci e klasit të parë dhe se populli turk është dëshmi për përkushtimin ndaj saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme