Heliox është një grup i të rinjëve të cilët kanë dalë fitues në garën NASA Space Apps Challenge të organizuar në Prishtinë nga Innovation Centre Kosovo (ICK), duke u nominuar kështu për dy çmime globale në këtë garë: People’s Choice Award dhe një nga çmimet që ndahen direkt nga juria e NASA-së.
Projekti i zhvilluar nga anëtarët e ekipit Heliox, ka për qëllim zgjidhjen e problemit të rritjes së shfrytëzimit të energjisë së fituar nga panelet solare. Duke marrë shënime të rregullta të shpenzimeve të energjisë dhe duke planifikuar se si do të shpenzohet energjia ditëve në vijim, ekipi synon që të zvogëlojë në maksimum humbjet në energji.
Për momentin votimi per çmimin “People’s Choice” është i hapur për publikun, ku pas një jave votimi, ekipi Heliox ka arritur që nga mëse 200 shtete dhe 25,000 garues, me ndihmën e votave të publikut, të hyjë në TOP3 projektet favorite nga mbarë bota.
Duke ju falënderuar për përkrahjen, Heliox dhe ICK ju ftojnë t’a shpërndani lajmin dhe të votoni çdo ditë, tashmë që kemi hyrë në javën e fundit të votimeve.
Voto #Heliox, çdo ditë, deri më 22 Maj https://goo.gl/uMRKh6