Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, Serbia pritet t’i parashtrojë këto tema kundër Kosovës

Sot në Nju Jork do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.  Serbia kësaj radhe pritet  të përfaqësohet nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

 

Në këtë mbledhje do të shpaloset raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, rreth punës së UNMIK-ut dhe situatës në Kosovë nga 16 janari deri më 15 prill, transmeton Indeksonline

Ministrja Kuburoviq pritet të paraqes mendimin dhe qëndrimin e Serbisë me rastin e raportit të ri të UNMIK-ut mbi situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Qeverisë në Beograd në lidhje me çështje të caktuara politike.

Temat më të ‘nxehta’ do të jetë tentimi për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në ushtri, “kërcënimet” e Daut Haradinaj për gjoja spastrimin etnik të serbëve si dhe vendimi i gjykatës në Colmar ndaj Ramush Haradinajt. /Indeksonline/

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme