Ferid Agani, zyrtarisht në koalicion me PDK-në – zbulohet lista për deputetë

Partia e Drejtësisë, me datën 15 maj 2017, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues ku ka dalë me vendimin pro koalicionit me PDK-në.

Partia e Ferid Aganit ka thënë se “votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”.

“Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime: Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë, shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statusore dhe votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë”, theksohet në komunikatën e PD-së.

PD po ashtu zgjodhi listën e kandidateve për deputetë: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka dhe Luljeta Kelmendi.

Në këtë Kuvend të Punës, u determinuan të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat u ballafaqua partia gjatë një viti.

“Për Partinë e Drejtësisë, ky Kuvend ishte me rëndësi të veçantë për faktin se duhej të azhurnohen ndryshimet në strukturën udhëheqëse të partisë konform kërkesës së KQZ-së dhe të aprovohen rezultatet e kuvendeve të jashtëzakonshme në 7 degë”, thuhet në njoftimin për media të PD-së.

Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës.

“Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet parlamentare”, përfundon komunikata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme