Analisti politik, Driton Selmanaj ka vendosur që t’i bashkëngjitet partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ani pse këtë nuk e ka bërë të ditur se në cilën parti do të aderojë, ai e ka bërë të ditur se do të braktisë debatin televiziv në të cilin ka marrë pjesë shumë kohë si analist.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur në emisionin “Click” duke e quajtur hyrjen në politikë si sakrificë.
“Kam menduar gjatë, kam vlerësuar gjatë, nuk ka qenë e lehtë përkundër që shumica e njerëzve mendojnë se është një privilegj, por është një sakrificë. Është një kohë kur të qënit në politik është profesioni më i urryer”, ka thënë Selmanaj.