Dardan Molliqaj nga Vetëvendosja ka kritikuar marrëveshjen e çasteve të fundit mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës si koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ka kohë që e kemi thënë se AAK dhe NISMA moti kanë bërë koalicion me PDK-në. Që në kohën kur e tradhëtuan opozitën e bashkuar. Sonte vetëm e zyrtarizuan koalicionin!
Çdo minutë më shumë po definohet se kush e ka përnjëmend kauzën për ndryshime në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.