Tim Judah: Si e ndihmoi Serbia ringjalljen politike të Haradinajt

Gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah, ka analizuar mundësinë që në krye të Qeverive në Serbi dhe Kosovë të vijnë udhëheqës të tjerë, lëvizje këto që mund të sjellin qasje të re të të dy qeverive edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Tim Judah është korrespondent për Ballkanin i revistës prestigjioze The Economist. Ai është autor i disa librave mbi Serbinë dhe Kosovën, si dhe një libri mbi revolucionin dhe krizën në Ukrainë.

Pas arritjes së koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, Judah, përmes rrjeteve sociale, ka shkruar se lehtë mund të ndodhë që në krye të ekzekutivit kosovar të vendoset Ramush Haradinaj, kurse Kryeministër në Serbi të bëhet Ivica Daçiq.

Sipas tij, fushata e Serbisë kundër Haradinajt, sidomos me arrestimin në Francë, bëri që karriera politike e Haradinajt të ringjallet.

“Ka mundësi reale që së shpejti, Daçiq do të jetë kryeministër i Serbisë, kurse Haradinaj i Kosovës. Fushata e Serbisë e ndihmoi ringjallen e karrierës së Haradinajt”, ka shkruar Tim Judah, transmeton gazetametro.

Tutje, ai ka thënë se kjo mund të sjellë edhe zhvillime të reja në dialogun mes dy vendeve.

“Me Daçiqin dhe Haradinajn si kryeministra të mundshëm të Serbisë dhe Kosovës, po vjen edhe një kohë interesante për dialogun”, shkruan ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme