Mustafa paralajmëron zgjërimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka paralajmëruar zgjerimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

 

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike edhe aderimin e analistit Driton Selmanajt, Visar Berishës dhe Dardan Veliajt në LDK.

Postimi i plotë:

Driton Selmanaj, Visar K. Berisha dhe Dardan Veliaj janë nga sot vlera të shtuara në LDK.
Ata janë tre profesionistë të shquar, përfaqësues të denjë të shoqërisë civile, me integritet personal e njerëzor.
Visari, Dardani e Dritoni dhe shumë ekspertë të tjerë do të na bashkëngjiten në Koalicionin LDK, AKR, Alternativa… dhe misionin tonë për ndarjen përfundimtare të shtetit nga e keqja!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme