Volkswagen Tiguan, i bukur, i fuqishëm dhe i avancuar në teknologji (FOTO + VIDEO)

Kërkesat për modelet SUV janë gjithnjë e më të mëdha, ndërsa secili prodhues i veturave mundohet që pikërisht me këtë lloj veture të tërheq sa më shumë blerës, duke ju ofruar një veturë të fuqishme, me shije në aspektin e dizajnit dhe përdorim gjithëpërfshirës.

Por Volkswagen i mbetet besnik stilit personal, i cili në të njëjtën kohë është konservativ, i avancuar në aspektin e teknologjisë dhe mjaft preciz në aspektin e kualitetit.

 

Tiguan në krahasim me konkurrencën dallon shumë në aspektin e kualitetit. Çdo gjë në mënyrë precize është projektuar dhe thjeshtë keni ndjenjën se për secilin detaj është punuar me kujdes.

Dizajn me vija agresive dhe sportive

Në gjeneratën e dytë të Tiguan-it, dizajnerët e Volkswagen-it kanë krijuar një SUV i cili transferon një kualitet të ri të dizajnit në këtë segment në një mënyrë progresive dhe garuese.

Vijat precize dhe të logjikshme si dhe karakteri dominues, ka bërë që Tiguan të merr një profil tejet të bukur që dallon nga konkurrenca. Kemi një rritje në dimensione, si në gjatësi ashtu edhe në gjerësi, ndërsa lartësia është ulur për 33 milimetra. Tani pjesa e përparme e Tiguanit ka një pamje ndjeshëm më të gjerë, çka është meritë e rritjes së dimensioneve, plus efektit vizual të maskës së radiatorit dhe dritave kryesore që janë radhitur në mënyrë horizontale.

Tiguan është SUV-i i parë nga Volkswagen që është i pajisur me dritat kryesore LED, të cilat i japin një pamje më të bukur dhe më dinamike. Po ashtu, kemi edhe pjesë të shumta nga kromi.

Interier i bukur dhe shumë komod

Ajo që fillimisht bie në sy posa të hyjmë brenda Tiguan-it, është tabloja e instrumenteve plotësisht e digjitalizuar. Interieri i Tiguanit të ri, i cili plotësisht është ridizajnuar, tregon një karakter sportiv të SUV-it. Kemi një hapësirë të bollshme në pjesën e përparme, ndërsa ulëset kanë një dizajn mjaft të bukur dhe janë shumë të rehatshme.

Dhe i përshtatur mjaft mirë me këtë ambient, është paneli i instrumenteve i cili është paksa i orientuar drejt shoferit. Dhe në qendër të panelit, gjendet ekrani Active Info Display me dimension 12.3 inç, në të cilin gjenden të gjitha informatat e nevojshme për një vozitje të rehatshme dhe të sigurt. Aty është edhe butoni 4MOTION Active Control, që na siguron aktivizimin aktiv të katër rrotave, sidomos kur kemi të bëjmë me vozitje në shtresa të rrëshqitshme të rrugës. Falë shfrytëzimit të shkëlqyeshëm të hapësirës, hapësira e uljes në pjesën e pasme është përmirësuar ndjeshëm në Tiguan-in e ri.

Kështu, tre pasagjerët në pjesën e pasme, kanë për gati 3 centimetra më shumë hapësirë për këmbët se sa në modelin paraprak. Pamjen atraktive të brendisë, e shton edhe kulmi panoramë, ndërsa modeli të cilin e kemi testuar, përveç kulmit panoramë, e kishte edhe mundësinë e hapjes së kulmit.

14

Siguria në nivelin më të lartë

Dhe inxhinierët e Tiguan-it të ri, një kujdes të veçantë i kanë kushtuar edhe sigurisë së pasagjerëve, duke integruar sisteme të ndryshme të teknologjisë. Kemi sistemin e frenimit emergjent City Emergency Braking që nënkupton monitorimin e këmbësorëve dhe në rast të përplasjes me këmbësorin apo biçiklistin, ngrihet kapaku i motorit, duke rritur boshllëkun mes sipërfaqes së fortë të motorit dhe kapakut relativisht të butë dhe me këtë redukton intensitetin e lëndimeve, sidomos të kokës. Po ashtu, ka të integruar sistemin Automatic Post-Collision Braking System, që do të thotë se në mënyrë automatike e frenon veturën pas aksidentit, duke penguar        që të bëj përplasje të tjera.

Hapësirë e bollshme bagazhi

Edhe hapësira e bagazhit është rritur mjaft shumë në krahasim me modelin paraprak, duke ofruar 145 litra më shumë hapësirë. Pra kapaciteti i bagazhit, tani është në 615 litra, por nëse edhe kjo nuk ju mjafton, atëherë me palosjen e ulëseve prapa, kjo hapësirë shkon në 1655 litra.

Motorë të jashtëzakonshëm

Motorët me benzinë të Tiguan përbëhen nga ai 1.4 TSI me 125 dhe 150 kuaj fuqi si dhe motori më i fuqishëm 2.0 TSI me 180 kuaj fuqi. Sa i përket motorëve me naftë, Tiguan shitet vetëm me motorin 2.0 litërsh TDI, por i cili vjen me tri versione të forcës, atë prej 115, 150 dhe 190 kuaj fuqi.

Motorët vijnë në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 201 kilometra ë orë, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet për 9.3 sekonda. Kur flasim për harxhimet, ato në rrugë të hapur sillen në rreth 5 litra, kombinim rrugë e hapur qytet, 5.7 litra, ndërsa bë qytet 6.8 litra.

Vozitja

Vetura është mjaft e qetë gjatë vozitjes, pasi ka një izolim të shkëlqyer kundër vibracioneve. Pasi Tiguan bën pjesë në modelet e butë SUV, gropat në rrugë nuk janë kurrfarë problemi dhe nuk e cenojnë komforin.

Po ashtu, edhe karakteristikat dinamike të vozitjes janë jashtëzakonisht të mira, kështu që nuk ka probleme as gjatë futjes në kthesa të mëdha. Thënë shkurtë, është një veturë tek e cila nuk mund të gjesh as një të metë të vetme, pra është një veturë e kompletuar në çdo aspekt.

Çmimi i Tiguan fillon nga 25, 497 dhe vjen me pakon e pajisjeve Trendline, ndërsa versioni më i shtrenjtë është ai me pakon e pajisjeve Highline dhe i cili kushton 39,710 euro, derisa modeli të cilin e kemi testuar, kushton rreth 49,000 eurove, pasi posedon  pajisje tjera ekskluzive në vlerë rreth 11 mijë euro, që përfshinë edhe kulmin me mundësi të hapjes. Ju këtë veturë mund ta financoni deri në 80 për qind të vlerës së saj përmes Raiffeisen Leasing, çka është një mundësi dhe ndihmesë mjaftë e mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme