Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, sipas mediave serbe

Skena politike në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 11 qershor është ndarë në dy blloqe “krahu i luftës dhe koalicioni i paqes”.

 

Kështu e përshkruan portali serb B92. Një bllok përbëhet nga partitë që rrjedhin nga ‘krahu i luftës’ që përbëhet nga Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë, Nisma për Kosovën dhe nëntë parti të vogla, transmeton Lajmi.net.

Ndërsa, blloku i dytë “koalicioni i paqes” përbëhet nga Lidhja Demokratike, Aleanca Kosova e Re dhe iniciativa “Alternativa”.

Media serbe shkruajnë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa arriti ta bindë i pari AKR-në e Behgjet Pacollit për të hyrë në një koalicion parazgjedhor, duke e rrezikuar kështu seriozisht primatin e PDK-së.

Nga frika se nuk do të jetë partia e parë në vend, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në mesnatë vendosi të hyjë në koalicion me AAK-në dhe Nismën duke i dhënë kështu Ramush Haradinaj kandidaturën për kryeministër.

Duke i shikuar numrat PDK ishte së bashku më shtatë parti të vogla, por pa AAK-në dhe Nismën do të dilte në vendin e dytë dhe për këtë shkak u detyrua të pajtohet me kërkesën e AAK-së.

Nëse shikohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit, sipas vlerësimeve të analistëve, koalicioni PDK-AAK-Nisma me nëntë partitë e tjera do të ketë 100 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR. Pra ky koalicion tanimë është fitues i sigurt i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë parti dhe sipas të gjitha gjasave mbetet palë e tretë politike në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme