Ish deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi- Murtezi,që e cila gjatë ditës së enjte, i është bashkuar Aleancës Kosova e Re (AKR), në zgjedhjet e kaluara, jo vetëm që ishte deputetja e parë femër me shami në Kuvendin e Kosovës, por ajo doli të ishte edhe femra më e votuar në listën e PDK-së.
Në zgjedhjet nacionale të 2014’ës, ajo kishte marrë mbi 11 mijë vota, duk e lënë shumë prapa nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun, e cila pati marrë vetëm 4 mijë e 500 vota, ndonëse ishte e renditur e gjashta në listë.
Ajo pas vetes kishte lënë edhe “super” aderimin e PDK-së, Margarita Kadriun, e cila ka qenë kryeredaktore e Gazetës “Kosova Sot”, dhe që ka arritur të marrë vetëm 5 mijë e 167 vota, e cila aktualisht është tërhequr nga politika.
As treshi i PDK-së, Flora Brovina nuk kishte mundur që t’i afrohet me votë kandidates së PD-së, Labinotë Demi-Murtezi. Flora Brovina nuk ka arritur që të marrë më shumë se 5 mijë e 750 vota.
Nuk janë vetëm femrat e PDK-së ato që kanë pësuar një humbje të thellë nga Labinotë Demaj- Murtezi.
Edhe burrat më të fortë të PDK-së ajo i ka mundur thellë.
Ajo e ka mundur ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, i cili nuk ka arritur që të marrë më shumë se 8 mijë e 500 vota. Prapë saj, ka mbetur edhe ndër njerëzit me më ndikim në PDK, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa e shumë deputetë tjerë./arbresh.info