Lutfi Haziri i bindur se Demarkacioni do të kryhet

Nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se çështja e shënjimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi do të kryhet.

Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi është një proces i cili domosdoshmërisht duhet të përfundojë, dhe nëse ka probleme teknike, ato duhet të  zgjidhen.

“Defitnivisht procesi i demarkacionit do të mbyllet. Edhe nëse ka probleme teknike duhet të zgjidhet. Vullneti i mirë i palëve ekziston për zgjidhjen e problemit”, tha Haziri në një intervistë në televizionin “Rrokum”.

Duke komentuar bojkotimin e seancës së djeshme të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Haziri tha se ata nuk janë faktorë vendimmarrës për Kosovën, dhe interesi i tyre nuk është zhvillimi i vendit.

“Ata nuk janë faktor vendimmarrës për Kosovën. Lista Serbe nuk ka interes që të zhvillohet Kosova. Kryeministri e ka dëshmuar që nuk bëhet pre e presioneve”, tha Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme