Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017.
Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është z. Behgjet Pacolli.
Palët janë zotuar se do të respektojnë parimet bazë të kartave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, të cilat janë edhe të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës.