Diskutimet rreth asaj se cili është asistenti kryesor me zë kryesisht bëhen në relacionin Google – Apple dhe zgjedhjen e tyre “Assistant” dhe “Siri”.
Google “Assistant” fillimisht mund ta përdorin vetëm pronarët e telefonave të mençur Google Pixel, derisa prania e tij do të përhapet edhe në pajisjet tjera që punojnë në Android.
Asistenti i Google është i njohur si zgjidhje e shkëlqyeshme, i cili në Android mundëson me të vërtetë përvojë të jashtëzakonshme në menaxhimin dhe përdorimin e pajisjes.
Android Police shkruan se sipas informacioneve ende të pakonfirmuara në konferencën e sivjetme I/O Google do të prezantojë aplikacionin “Assistant” për sistemin IOS të Apple.