A shkojnë në zgjedhje komunat nëse kryetarët e tyre zgjidhen deputetë

Subjektet politike kanë kohë deri nesër në mesnatë për të dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listat e kandidatëve për deputetë.
Në këto lista pritet të përfshihen edhe disa kryetar të komunave të cilët pretendojnë të bëhen deputetë, shkruan lajmi.net.

Kështu, në rast se një kryetar komune zgjedhjet për deputet, ai duhet të vendos se a do ta mbaj postin e kreut të komunës apo atë të deputetit.

 

Në një rast të tillë, nëse një kryetar komune vendos të heq dorë nga detyrat në komunë për të marr mandatin e deputetit, atëherë komuna që ai ka drejtuar nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme për kryetar Komune, pasi zgjedhjet e rregullta lokale janë në një afat të afërt.

“Kryetarët e Komunave mund garojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa pasi të certifikohen rezultatet kryetarët e komunave nëse duan ta mbajnë postin e deputetit duhet të heqin dorë në afatin e caktuar ligjor nga detyrat që i kanë pasur në komuna. Nëse një kryetar komune zgjidhet për deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe jep dorëheqje nga detyra e kreut të Komunës, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi janë afër zgjedhjet e rregullta lokale”, ka sqaruar njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme