Personi më i spekuluar ditëve të fundit rreth asaj se a është në listën e kandidatëve për deputete apo jo, Vjosa Osmani nga LDK, i ka hequr të gjitha dyshimet me prononcimin e saj.
Ajo ka konfirmuar se është në listë.
Këtë gjë e ka treguar kandidati tjetër nga LDK, Blerim Grainca.
“Porsa e mora një mesazh nga Vjosa Osmani e cila ma konfirmon se është në listë për deputete. Ky është lajm i mirë dhe tregon se lista e LDK-së është më e mira”, ka thënë Grainca.