Tensione në koalicionin e LDK – AKR – Alternativa, Pacolli acarohet me kërkesën e Mimozës

Derisa koalicionet parazgjedhore janë duke i përpiluar listat e kandidatëve për deputetë, tashmë kanë filluar të shfaqen edhe tensionet e para lidhur me renditjen e kandidatëve që do të garojnë me lista të hapura. Burime të AKR’së bëjnë të ditur për portalin Sakte.net se përplasjet e para kanë filluar sapo partitë kanë paraqitur kandidatët e tyre. Behgjet Pacolli, president i AKR’së ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së partisë së ish zëvendëses së tij, Mimoza Kusari – Lila përmes së cilës është kërkuar që kryetarja e komunës së Gjakovës të jetë kandidatja me numrin 3, respektivisht gruaja e parë në listë në koalicionin e gjerë LDK – AKR – Alternativa.
“Kërkesa e zonjës Kusari – Lila e ka acaruar presidentin Pacolli, i cili ka kërkuar nga ajo që të reflektojë më seriozisht në rëndësinë e arritjes së këtij koalicioni, në interesa të grupit, e jo të jetë e përqendruar në kërkesa që më shumë kanë të bëjnë me pozicionimin individual”, thonë burime të portalit Sakte.net
Përndryshe, në të kaluarën Behgjet Pacolli e kishte akuzuar me fjalor të ashpër Mimoza Kusari – Lilën pas largimit të kësaj të fundit nga AKR, duke e cilësuar madje edhe si “profitere”. Ndërsa, në anën tjetër, Kusari – Lila ka qenë më e përmbajtur në deklarimet ndaj ish bashkëpartiakëve./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme