Kreu i PDK’së premton rritjen e pensioneve deri në 200 euro

Pensionet kontribut dhënëse në Kosovë do të rriten për 22 për qind. Kështu ka thënë sot kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Ai mëngjesin e së dielës e ka kaluar me disa pensionistë në Prishtinë. Veseli tha se pensioni minimal kontribut dhënës do të jetë 200 euro
I pari i PDK-së vlerësoi rolin e pensionistëve kosovarë, ndërsa i siguroi se Qeveria e re do të ndërmarrë hapa të shpejt për reformat e nevojshme në sistemin pensional të Kosovës.

“Është e domosdoshme që së pari të rritet respekti institucional për pensionistët. Ka shumë aspekte të cilat duhet të ndryshohen dhe të avancohet statusi i pensionistëve. Ju kam thënë edhe më parë kur kemi bashkëbiseduar dhe sot po ju siguroj se pensionet kontribut dhënëse do ti rrisim për rreth 22 për qint. Pra pensioni minimal kontribut dhënës do të jetë 200 euro”, tha kryetari Veseli.

Kreu i PDK-së theksoi se pensionistët kosovarë kanë nevojë dhe meritojnë shumë më shumë lehtësira nga të gjitha nivelet institucionale.

“Nuk mundet me ecë Kosova përpara pa i respektuar të moshuarit. Dhe nuk ka shans ta ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të vet, pa i respektuar të moshuarit e vet. Kështu që, nëse ka kategori që ju kemi borxh si shoqëri ata janë pensionistët”, tha Veseli.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, e falënderoi Veselin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kujdesin e treguar për pensionistët deri tani, ndërsa kërkoi që gjatë reformave të sistemit pensional të jenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme