Ekskluzive: BESA afër vendimit për të refuzuar pjesëmarrjen në Qeveri, ja arsyet!

Zhvillimet politike në Maqedoni për formimin e Qeverisë së re kanë hyrë në një fazë të ndjeshme.
Grupet e punës të BDI-së dhe LSDM-së, të paktën zyrtarisht, nuk janë takuar gjatë ditës, deri në këto momente, për diskutuar mbi harmonizimin e programit qeveritar. Ky grup pune, ka për detyrë vetëm rrumbullakësinë e programit dhe interesave të qeverisë së re, ndërkohë që do të pushojë së funksionuar gjatë kohës kur do të nisë faza e bisedimeve për resorët dhe emrat e drejtuesve të tyre, kanë raportuar disa media gjatë ditës së sotme. E, derisa Zoran Zaev e ka më të konsoliduar tashmë listën e resorëve dhe emrave drejtuese, BDI-në pritet që këto çështje t’i diskutojë në kryesinë e partisë shkaku i kushteve të vëna nga Lëvizja BESA, e cila kërkon në qeveri emra pa hipoteka, të cilët nuk i kanë shërbyer si ministra Nikolla Gruevskit dhe të cilët nuk kanë nën procedura të hetimeve.

Sakte.net kishte raportuar i pari se emrat e ministrave nga radhët e LSDM – së janë Oliver Spasovski dhe Radmilla Sheqerinska, të cilët do të drejtojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht edhe atë të mbrojtjes.
Ndonëse në media raportohet se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo, shkaku i parakushteve të saj për t’u bërë pjesë e qeverisë, portali Sakte.net, jo zyrtarisht ka mësuar vendimin e Besës.

Të pyetur se nëse zmbrapsja e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit apo qarkullimit të parave nga Turqia, siç edhe u raporta në disa media sot, eksponentë të lartë të Besës, tani për tani në kushte anonimiteti shkaku i kompleksitetit të situatës, kanë deklaruar për portalin Sakte.net se kjo nuk është tjetër pos një taktikë e njohur e presionit mediatik.

“BESA, gjykuar nga rrethanat e fundit, është para vendimit serioz që të mos marr pjesë në qeverinë e re dhe t’i lejojë LSDM’së që t’i hetojë të gjitha ato financa të “dyshimta” të Besës. Shpresojmë se me të njëjtin përkushtim dhe qasje do t’i qasen kësaj çështje edhe ndaj partive tjera shqiptare, veçanërisht BDI – së e cila më shumë se për një dekadë bashkëqeverisi me Nikolla Gruevskin. Ne kemi deklaruar se nuk e kemi aspak problem të jemi në opozitë përderisa nuk merren parasysh kërkesat tona themelore: Ridefinimi i shtetit, marrëveshje e afatizuar dhe transparente, qeverisje me duar të pastra dhe pa njerëz me hipoteka, si dhe ndarje e ballancuar dhe porporcionale e qeverisjes”, kanë deklaruar nga Lëvizja BESA për portalin Sakte.net

Mandatari Zoran Zaev në rast të arritjes së një marrëveshjeje duhet të dorëzojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar. Parlamenti i Maqedonisë në afat 3 ditor duhet ta vendos në rend dite votimin e Qeverisë së re për të cilën kërkohen votat e shumicës. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme