Sekseri në burg, IPK-ja sot vendos rreth suspendimit të drejtorit Beqiri

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të hënën, pritet të vendosë se çfarë do të ndërmarrë për drejtorin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i cili, sipas provave të siguruara dhe publikuara nga “Koha Ditore”, është i përfshirë në një rast të mbylljes së hetimit me para.

Jozyrtarisht gazeta ka mësuar se të hënën pritet suspendimi i Beqirit.

“Të premten, janë diskutuar dy opsione nëse Emin Beqiri duhet të transferohet në ndonjë pozitë tjetër apo të suspendohet dhe të nisin hetime”, ka thënë një burim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do t’ua mbyllte rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme