Irani e përçmon dhe kritikon Donald Trumpin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e kritikoi dje presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për nënshkrimin e marrëveshjes për armë dhe marrëveshjeve të tjera për investime në vlerë qindra miliarda dollarë me Arabinë Saudite, rivalin e madh të Teheranit në Lindje të Mesme.
Komentet e Zarif erdhën vetëm disa orë pas vizitës së Trumpit në Arabinë Saudite, ku presidenti amerikan u bëri thirrje liderëve arabë dhe islamikë që të bashkohen për t’i mposhtur ekstremistët islamikë, transmeton Express.

Trump e veçoi Iranin si sponsorin kryesor të grupeve militante, duke ia dërguar një mesazh të ashpër Teheranit një ditë pasi Hassan Rouhani e fitoi mandatin e dytë si president i Iranit.

“Irani – i freskët nga zgjedhjet e vërteta – u sulmua nga @POTUS në bastionin e demokracisë & përmbajtjes. Politikë e Jashtme apo thjesht mjelje e 480 miliardë dollarë nga KSA?” Zarif shkroi në Twitter, duke iu referuar Mbretërisë së Arabisë Saudite (KSA).

Irani dhe Arabia Saudite e akuzojnë njëra-tjetrën për sponsorizimin e grupeve terroriste.

Duke e prezantuar Trumpin, mbreti Salman i Arabisë Saudite e përshkroi Teheranin si armik të përbashkët dhe burim të terrorizmit që Uashingtoni dhe Riadi duhet ta luftojnë së bashku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme