Në zgjedhjet e 11 qershorit, do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, 1 koalicion dhe 1 iniciativë qytetare.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, një koalicion dhe një iniciativë qytetare.
Këto janë subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje:
1. Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simiqin, 2. Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashiq, 3. Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petroviqit, 4. Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujiq 5. Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanoviqit dhe 6. Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe.
Ndërkohë që gjatë ditës së diel liderët serbë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.
Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe t’u sigurojë serbëve një jetë më të mirë.