Avdullah Hoti, kandidat i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, ka siguruar bizneset e Kosovës se nëse merr besimin do t’i çojë përpara reformat fiskale që i ka nisur si ministër i Financave.
Ministri në detyrë, Hoti, vizitoi sot fabrikën “Euro Metal”, në Babush të Ferizajt, ku prezantoi Pakon Fiskale II, raporton Ekonomia Online.
Hoti premtoi heqjen e burokracive me të cilat janë përballur bizneset gjatë punës së tyre.
“Heqja e të gjitha monopoleve dhe heqja e të gjitha ngarkesave që ekzistojnë për prodhimin vendor do të jenë prioritet në Qeverinë e ardhshme”, tha ai.