Vendimi i BE-së për udhëtimin pa viza për ukrainasit

Vendimi i Bashkimit Evropian për të liberalizimin e vizave për Ukrainën, është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, duke i hapur rrugë kështu regjimit pa viza për ukrainasit, që pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor.

Dokumenti është nënshkruar më 17 maj në Strasburg nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili ka marrë pjesë në cerenomoninë e nënshkrimit, kishte thënë se kjo është ditë historike për vendin e tij.

“Është absolutisht ditë historike për Ukrainën, për shtetin tij me popullsi 45 milionëshe dhe unë jam absolutisht i bindur se kjo ditë është po ashtu historike për Bashkimin Evropian”, kishte thënë atëbotë Poroshenko, duke shtuar se “Ukraina rikthehet në familjen evropiane. Ukraina po i jep lamtumirën e fundit Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë ruse”.

Ukrainasit që posedojnë pasaporta biometrike do të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuara, ku kërkohet që të kenë viza. Regjimi pa viza gjithashtu përfshinë edhe shtetet që janë në kuadër të Shengenit por që nuk janë pjesë e BE-së, si Norvegjia, Islanda, Litenshtajni dhe Zvicra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme