Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se morri vendim që të mos garojë vet për kryeministër, por këtë vend t’ia lëshojë Ramush Haradinajt të AAK-së, pasi siç ka pohuar kur ata kanë qenë bashkë çdo herë kanë fituar.
“Kur kemi qenë bashkë e kemi fituar lirinë, kur kemi qenë bashkë kemi marrë vendime të mëdha”, ka thënë Veseli para studentëve të UBT-së.
“Jemi dakorduar që zhvillimin ekonomik gjatë viteve të qeverisjes tonë ta rrisim për 8 për qind”, ka thënë Veseli.
“Ju kërkoj secilit prej jush t’i besoj këtij vizioni me mikun tim me Haradinajn. Ky vizion është për Kosovën drejt Perëndimit”, ka theksuar ai.