Ambasadorët në Kosovë: Jo të inkriminuar në lista

Se sa serioze janë partitë politike në Kosovë duhet ta reflektojnë me listat e kandidatëve. Kjo deklaratë e ambasadorëve të QUINT-it në vjen pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të partive politike.

Përvec mesazhit të qartë për partitë politike ambasadorët kanë theksuar për gazetën ”Zëri” se është përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

Sipas tyre, premtimet e partive politike për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë nuk kanë qenë serioze dhe kjo është dëshmuar edhe në hartimin e listave të kandidatëve të tyre.

Megjithatë ambasadorët theksojnë se do të ju duhet të bashkëpunojnë më këdo që qytetarët e Kosovës zgjedhin për udhëheqës të tyre.

Në deklaratë nënvizohet se “shpresojmë se pas zgjedhjeve do të krijohet shpejt një qeveri e re, në mënyrë që puna rreth temave të rëndësishme për Kosovën të mund të vazhdohet menjëherë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme