Mogherini: Ballkani Perëndimor, rajon kyç i BE-së

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, është shprehur se unioni është i shqetësuar për rritjen e fjalimeve nacionaliste në Ballkan.

Nga ana tjetër Mogherini ka thënë se Ballkani është një rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të forcohet perspektiva për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për shkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend ku kemi bashkëpunim të mirë, për shkak të menaxhimit të refugjatëve dhe kufijve”, është shprehur Mogherini, e cila ka shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të Evropës.

Ndërkohë vet shefja e diplomacisë evropiane ka zbuluar se tema e darkës me kryeministrat e Ballkanit ishte integrimi i vendeve të tyre në BE.

“Unë shpesh them se nuk duhet të bisedojmë për perspektivën e këtyre vendeve për hyrje në Evropë, për shkak se këta vende janë në Evropë. Duhet të bisedojmë për perspektivën e integrimit të tyre në BE dhe pikërisht kjo është tema e darkës”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme