Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës ku dy persona kanë mbetur të vrarë pas një atentati me armë zjarri në Sheshin e Flamurit.
Viktimat mësohet se janë drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu dhe pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” Erven Hyseni.
Dyshohet se atentati i djeshëm mund të ketë ndodhur për çështje hasmërie.
Ndërsa drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu është qëlluar aksidentalisht nga breshëria e kallashnikovit.
Policia dyshon se ai ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me Erven Hysenin për shkak të miqësisë së tyre. Ne keto video mund te shihni pamjet e filmuara nga deshmitare te cilet komentojne edhe te tmerruar ngjarjen.