Ademi: Prokuroria Speciale të merret edhe me pjesën shqiptare të krimit

PSP është krijuar si rezultat përgjimeve të paligjshme. Mbi 95 për qind e përgjimeve janë për keqpërdorimet që i ka bë pushteti dhe është e logjikshme që të hetohen ato lloj njerëz që kanë keqpërdorë pushtetin, ka deklaruar analisti Visar Ademi në emisionin Clik Plus.

“Unë si shqiptar mendoj se duhet të hetohet edhe pjesa shqiptare e pushtetit, për të vërejtur nëse ka pasur metastazë të kancerit edhe te ne, që të mundemi ta kryejmë edhe ne procesin e reformimit brenda llojit, brenda kombit. Nëse hetime bëhen vetëm për VMRO-në, atëherë loja do të ishte gjysmake”, vlerëson Ademi. Sipas tij, efekti i kësaj “loje gjysmake” do të jetë lirimi i pjesës maqedonase të shoqërisë nga strukturat kriminale, kurse situata te pjesa shqiptare do të mbetej njësoj, transmeton Gazeta Lajm.

“Një pjesë u lirua, u çlirua u reformua, kurse një pjesë akoma vazhdon të jetë nën prangat e këtyre personave, të cilët janë zhytur në korrupsion, në krime dhe gjithmonë do të ketë nga një dosje që do të mbahet në ndonjë shkaf të pushtetarëve, qofshin të LSDM-së apo të VMRO-së dhe gjithmonë do ta kushtëzojnë që për interesat personale, të tregton me të drejtat kolektive të shqiptarëve. Unë pres sinqerisht nga Prokuroria Speciale që të merret edhe me pjesën shqiptare, flas për ata për të cilët ekzistojnë dyshime, që të mund ta fillojmë edhe ne procesin e reformimit si komb dhe si shoqëri që të ecim përpara. Përndryshe nëse kjo bëhet vetëm për VMRO-në është e pamjaftueshme”, thekson Ademi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme