Në selinë e re të Aleancës, një kompleks prej 40 hektarësh, në afërsi të selisë së vjetër, janë takuar të enjten liderët e 28 vendeve të NATO-s në një tubim në të cilin për herë të parë mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, shkruan sot Koha Ditore.
Të njëjtën ditë është zhvilluar ceremonia e hapjes së kësaj selie të re të Aleancës në të cilën mori pjesë edhe Mbreti i Belgjikës Philip.
Presidenti amerikan Trump në fjalimin e tij ka kritikuar aleatët në NATO për mungesë të gatishmërisë për të shpenzuar më shumë për mbrojtje dhe ka bërë ftesë që të ruhen më mirë kufijtë e shteteve nga hyrja e terroristëve. Prandaj është diskutuar edhe për përfshirjen formale të NATO-s në luftë kundër terrorizmit, më saktësisht që NATO-Ja të bëhet pjesë formale e Koalicionit kundër ISISI-t. Sa i përket ndarje më të drejtë të barrës financiare për mbrojtje, që do të thotë që edhe një herë të gjitha shtetet anëtare të zotohen se në të ardhmen do të shpenzojnë mbi 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm,