Numri i votuesve potencialë, deri në gjysmë milioni më pak

1 milion e 885 mijë e 147 është numri që ka dhënë Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës sa i përket listës së votuesve që do të mundë të dalin më 11 qershor në vendvotime për të votuar, shkruan sot Koha Ditore.

Por një numër i këtyre votuesve potencialë që gjenden në listat e votimit nuk jetojnë në Kosovë, por në vendet e Evropës, që ul numrin e përllogaritjes së votuesve potencialë, kur dalin përqindjet e daljes së popullit në zgjedhje.

Numri i mërgimtarëve, shtetas të Kosovës në vendet e Evropës, është i madh. Vetëm nga regjistrimi i bërë nga Ministria e Diasporës, raporti i të cilit ende nuk është publikuar, thuhet se janë afro 400 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme