XE i ri më i fuqishmi i prodhuar ndonjëherë nga Jaguar

Jaguar XE SV Project 8 është vetura më e fuqishme për rrugë që Jaguar ka krijuar ndonjëherë, i bërë nga divizioni i Operacioneve Speciale i kësaj kompanie, transmeton Koha.net.

Jaguar ka kamufluar atë shumë mirë para debutimit që do ta bëjë në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood 2017, i cili mbahet në fund të qershorit.

Jaguar XE SV Project 8 do të prodhohet me vetëm 200 ekzemplarë.

Project 8 ka motorin më të fuqishëm që Jaguar Land Rover ka prodhuar ndonjëherë. Ai është 5.0 litërsh V8 supercharged me benzinë, i cili prodhon 592 kuaj fuqi.

Shefi i divisionit të Operacioneve Speciale, John Edwards ka thënë se Project 8 është: “vetura me performanca më ekstreme për rrugë në histori të Jaguar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme