Adem Grabovcit, asnjë fjalë s’i shpëton prej goje

Asnjë fjalë nuk e ka thënë para Prokurorisë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, raporton KTV.

Ai përsëri ka zgjedhur të mbrohet në heshtje për hetimet që po zhvillohen ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së për skandalin e përgjimeve.

Grabovci nuk ka pranuar të flasë pas intervistimit, pos shkurt që ka thënë se është në shërbim të drejtësisë.

Zyrtari i PDK-së po hetohet nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës dhe shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës.

Avokati Latifaj thotë se ka kërkuar që të pushohen hetimet krejtësisht për shkak që sipas ligjeve në fuqi, në momentin e aktvendimit në 2014 atëherë do të duhej që gjithashtu të asgjësoheshin edhe këto përgjime.

Prokuroria ka kohë edhe më shumë se 1 vit që të zhvillojë hetime para se të vendosë nëse do të ngritë aktakuzë për këtë rast ose jo.

Pos Adem Grabovcit, duke u hetuar në këtë rast janë edhe 6 persona të tjerë, në mesin e tyre Besim Beqaj, Zenun Pajaziti e Nijazi Kryeziu.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme