Labi nuk heq dorë nga aktivitetet humane: Kërkon ndihmë për nënën që rritë 6 jetim

Këngëtari i njohur, njëkohësisht nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri i cili është kandidat i për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, vazhdon edhe më tutje aktivitetin e tij humanitar, raporton GazetaBlic.com

Pavarësisht angazhimit të tij në politik, ai ka shprehur vullnet që t’i dalë në ndihmë një familje të fshatit Smallushë të Lipjanit.

Ashtu siç ka njoftuar Tahiri, nëna e 6 fëmijëve Severgjane Salihu ka pësuar infrakt rreth dy netë më parë e për shërimin e saj, thotë se i duhen 13 mijë deri në 15 mijë euro.

“Ju lutem, nëse ju mendoni që ta ndihmojmë së bashku, unë që nesër e organizoj fondin për këtë nanë”, ka thënë ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”
Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë njoftimin e tij

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme