Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, mëngjesin e së shtunës e kaloi në Gërrmi me pensionistë.
Kurti udhëtoi me pensionistët në autobusin me të cilin ata zakonisht e vizitojnë këtë pjesë të kryeqytetit.
Ai vazhdoi bisedën me ta duke e shpalosur programin që ai e ka për këtë kategori.
Kandidati i Vetëvendosjes iu premtoi pensionistëve se nën qeverisjen e tij do të kenë trajtim shumë më dinjitoz se sa që e kanë tani. /Klan Kosova/