Kush janë figurat risi në listat e PD-së, analistë dhe pedagogë të njohur

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar sot listën e emrave të kandidatëve për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë që në listat e tij, që në fakt u dorëzuan pothuajse një orë pas skadimit të afatit, mungojnë emrat e deputetëve aktualë si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli e të tjerë, vihet re edhe prania e një sërë emra analistësh të spikatur.

Bëhet fjalë për figura të njohura për publikun, si analisti Preç Zogaj, dekanja e filologjikut Valentina Dukaj, apo edhe pedagogë të njohur si Romeo Gurakuqi dhe Oriola Pampuri, gazetari Fitim Zekthi si edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari.

Ndërkohë, pas dorëzimit të listave në KQZ, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur krenar për këta kandidatë.

“Ka qenë një process ku duhet të bëheshin zgjedhje të lira, kemi bërë mjaft sakrifica. Ky është rrugëtimi drejt Republikës së Re. Në listë ka shumë emra, shumë figura të reja, jam krenar për listën, nesër nisin marshimin drejt fitores”, është shprehur Basha në një deklaratë për mediat. (D.D/Shuplaka)

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme