Shikoni se si i uron myslimanët për Ramazan kryeministri kanadez (Video)

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një video-mesazhi ka uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të Ramazanit.
Urimin e tij ai e ka nisur me përshëndetjen “selamun aleykum”, ndërsa ka dëshiruar që myslimanët të kalojnë sa më mirë gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit.

“Këtë vit myslimanët në Kanada dhe në mbarë botën e shënojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit do të bëhen bashkë në xhamitë dhe shtëpitë me familjet e tyre për ta përcjell këtë muaj. Ramazani na kujton t’i vlerësojmë të mirat që i kemi, t’i kthehemi komunitetit dhe të vendosim nevojat e tyre para nevojave personale. Myslimanët në Kanada ndihmojnë shumë që Kanada të jetë vetë i fuqishëm i hapur dhe vend inkluziv, ashtu siç është sot”, ka thënë Trudeau.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme