Kryesia e BDI sot cakton ministrat, ja kush janë emrat

Kryesia e BDI-së pritet që sot të vendos për ekipin e ministrave, pas bisedimeve të djeshme finalizuese me kreun e LSDM, Zoran Zaev, ku janë kompletuar resorët ministrore. Po ashtu mësohet se edhe Aleanca për Shqiptarët do të nominojë emrat për ministra që do të jenë pjesë e kabinetit qeverisës. Jozyrtarisht janë lansuar disa nga emrat që do të drejtojë BDI-shkruan Ina.

Zv.kryeminister për Marëveshjen e Ohrit do të jetë Hazbi Lika që ka fituar garën kundrejt Izet Mexhitit. Zv.kryeministër për EuroIntegrime do të jetë Bujar Osmani. Ministër i Drejtësisë Adnan Jashari. Ministër i Ekologjisë Bashkim Ahmeti kandidat pretendent tjetër për këtë post është edhe Faton Ahmeti. Ministër i ekonomisë, Fatmir Besimi ose në garë është edhe Xhemail Elmazi./Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme