Bloomberg: Apple po e zhvillon procesorin e inteligjencës artificiale

Sipas disa burimeve, Apple është duke dizajnuar çipin e fokusuar në inteligjencë artificiale (AI), e cila do të koncentrohet në funksionin që përmban inteligjencën e njeriut. Kjo do të përfshijë edhe njohjen e fytyrës dhe të të folurit, raporton Bloomberg.

 

Apple po ndjen presion që të kthejë epërsinë që dikur e kishte kur prezantoi asistentin personal Siri. Kompania në pajisjet e veta përdor edhe procesor dhe GPU për të menaxhuar me proceset që shfrytëzon AI.

Apple, me krijimin e çipit i cili do të menaxhojë detyrat, mund të rrisë shpejtësinë e përpunimit të të dhënave dhe ruajtjen e baterisë.

Ndryshe, Qualcomm tashmë ka modulin AI të integruar në çipin Snapdragon 835, i cili aktualisht gjendet në pajisjet më të fuqishme Android, siç janë Samsung Galaxy S8 dhe HTC U11.

Sipas burimeve të njëjta, Apple planifikon që t’iu ofrojë zhvilluesve të palëve të treta qasje në çip, me çka do t’iu mundësojë që të përfshijnë funksionet AI në aplikacionet e tyre, transmeton KosovaPress.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme