Ja një seri deklaratash rreth përhapjes së “makinës së popullit”, të bëra nga një figurë e famshme historike që ka ndikuar në fatin e miliona njerëzve. “Për sa kohë që makina do të mbetet privilegj ekskluziv i klasës së pasur, për të gjitha miliona njerëz të tjerë të thjeshtë, ajo do të jetë një ndjenjë e hidhur, nga të qenit të përjashtuar nga mundësia e përdorimit të këtij mjeti të transportit, e cila jo vetëm që mund të jetë e dobishme për ta, por ajo mund të jetë gjithashtu një burim lumturie dhe gëzimi në ditë feste”
“…dua të shoh një makinë… të prodhuar në seri që mund të blihet nga kushdo. Duhet të kemi një automjet për popullin”.
“U deshën katër vjet për të prodhuar një model të makinave që ne besonim se plotësonte jo vetëm filozofinë e çmimit të ulët, por edhe paraqet cilësi më të mirë me pak punë. Ky model do të bëhet makina që miliona qytetarë me të ardhura të pakta mund ta përballojnë. Kjo padyshim është makina më të mirë në botë në sajë të punës së inxhinierëve, mekanikëve dhe tregtarëve. Sot unë jam i bindur: shumë shpejt ajo do të bëhet dhe makina më ekonomike…
… me këtë makinë, shfaqjet e të cilit e bëjnë atë superiore ndaj çdo automjeti tjetër në botë në klasën e saj të çmimeve. Ne duam t’u japim njerëzve … mundësinë për të blerë diçka të mirë që nuk e kanë pasur deri tani. Lehtësim për të shkuar në punë, të dhuron qetësi dhe relaksim në fundjavë dhe për të shkuar në festa … dhe lejon punonjësit për të marrë pjesë në frytet e teknologjisë së shekullit tonë.”
Këto fraza janë shqiptuar nga Adolf Hitleri. Një diktator i tmerrshëm, që përdori automjetin për qëllimet e tij propagandistike.
Hitleri e donte shumë realizimin e një makine, që pas luftës u bë një ikonë në botën e të rinjve, të cilët e panë atë si një simbol të lirisë, pavarësisë, ndarjes së pushteteve. Po flasim për Volkswagen Beetle.
Volkswagen, fjala gjermane që fjalë për fjalë do të thotë makina e popullit, lindi nën diktaturën naziste të Adolf Hitlerit, në vitin 1937, nga dëshira e tij.
Në vitet tridhjetë, në fakt, Hitleri donte të krijonte një makinë që do të jetë në gjendje të përballohet ekonomikisht nga populli gjerman të klasës më të varfër, të cilët nuk mund të përballojnë luksozen dhe të shtrenjtën Mercedes-Benz.
“Është e vetmja ide e mirë që ka patur Hitleri”, ka shkruar një nga ekspertët më të vjetër të “Volkswagen”it, Bernard Rieger në librin “Makina e popullit: Historia globale e ‘Volkswagen Beetle’”, një histori interesante e mënyrës se si një projekt prestigjioz i nazistëve u kthye në ikonë kombëtare për tri shtete të ndryshme.
Libri i Rieger thekson faktin se “Volkswagen” nuk është thjesht një kompani gjermane, e cila bashkëpunoi me nazistët për të mbijetuar gjatë viteve të luftës, por edhe vetë origjina e kësaj makine është një komponente kryesore e ideologjisë naziste.
I frymëzuar tejmase nga suksesi i jashtëzakonshëm i Henry Fordit, me të cilin kishte të përbashkët si urrejtjen e skajshme për hebrenjtë, ashtu edhe besimin se pushteti i industrializimit masiv mund të përmirësonte shoqërinë, Adolf Hitler kërkoi të nisej ndërtimi i “Volkswagen”it, ose “makinës së popullit”, në vitin 1943.
Emërtimi i makinës së re naziste ende nuk ishte bërë publik, por filloi të ishte i gjithëpranishëm nëpër mediat gjermane me shpejtësi.
Projekti i Hitlerit ishte pjesë e krijimit të një “komuniteti trafiku” për të përmirësuar jetën e shtresës së mesme të popullsisë ariane, projekt i cili parashikonte edhe ndërtimin e rrjetit të autostradave Autobahn.
Porsche në ato vite kishte hapur një zyrë teknike në Shtutgart, ku, pas bashkëpunimit me Mercedes dhe Auto Union, vendosi të hartojë një makinë vetë.
Menjëherë ai filloi me përkushtim të madh që të jepte ide të reja, por gjithashtu paraqiti “Projektin 12”, makinën e popullit.
Kjo ishte një ide që ai e kishte prej kohësh: një makinë për të gjithë, krejtësisht të ndryshme nga ato në treg, me karakteristika origjinale.
Megjithatë, disa përpjekje të para në bashkëpunim me Zundapp, prodhuesin e parë të motoçikletave në Gjermani, pastaj me NSU, fabrikën e makinave, dështuan.
Në dimrin e vitit 1933, Hitleri premtoi të hiqte taksat e automjeteve për makinat e reja, thjeshtoi rregullat për marrjen e një patente shoferi, njoftoi një plan zhvillimor për rrjetin e autostradës, premtoi një mbështetje më të madhe të shtetit në botën e garave me makina, e vlefshme për të forcuar imazhin e Gjermanisë në botë. Parashikoi një makinë të re popullore me një çmim që të gjitha familjet gjermane mund ta përballonin.
Në fakt tregu gjerman kishte tashmë një makinë me karakteristika të ngjashme: Opelin e ri, që shitej për 1500 marka. Por kjo nuk ishte makina që mendonte Kancelari dhe prandaj inkurajoi Porsche-n për të paraqitur “Projektin 12” të tij.
Në maj të vitit 1934 Hitleri miratoi një pjesë të projektit, por kërkonte përmirësime në dy aspekte: në konsum, e cila nuk duhet t’i kalonte më shumë se shtatë litra në 100 kilometra, dhe çmimi të mos kalonte një mijë marka.
Vetëm një muaj më vonë, më 22 qershor, Porsche nënshkroi me RDA-në (Shoqata gjermane e prodhuesit e makinave), një marrëveshje sipas së cilës do të realizonte tre tipa makinash brenda dhjetë muajve. Makina nuk do të kushtonte më shumë se 990 marka, me një prodhim prej 50.000 njësi.
Koha kaloi shpejt dhe për tre tipat e makinave nuk kishte ndonjë lajm. Realizimi i projektit doli të ishte më i vështirë se sa pritej, veçanërisht përsa i përket kontrollit të çmimeve. Tipi i parë, me katër cilindra horizontalisht dhe ajër të kondicionuar, u refuzua menjëherë nga kundërshtari i tij i madh, Heinz Nordhoff, përfaqësuesi i Opel, i cili e gjykoi atë si një motor avioni, dhe se kështu nuk mund të shitej për 1,000 marka.