- Anëtarja dhe aktivistja e PDK’së Arbana Xharra, më herët ka shkruar një status në Facebook duke pyetur Vetëvendosjen se ku po i merr paratë që po i sjell mërgimtarët të votojnë në Kosovë.
Por, tani është një mërgimtar, Kasim Qafleshi i ka dhënë asaj përgjigje në shumë pyetje.
Ai ka shkruar një letër publike asaj duke ia sqaruar çdo detaj, e madje edhe zbulon se për çfarë pune po e paguan Xharrën PDK-ja dhe çfarë do të bëjë ajo pas zgjedhjeve.
LETËR PUBLIKE PËR ARBANA XHARRËN
Qysh atë ditë kur vendosa t’a lëshoj Kosovën dhe të marrë rrugën e emigrimit për të kërkuar një jetë më të mirë, i kisha dhënë një premtim vetës se nuk do të lexoj bile bile as të dëgjoj për politikën në Kosovë.
Kaluan më se 8 vite që kur lëshova Kosovën por gjithmonë si çdo mërgimtari edhe mua mendja me rri tek atdheu im Kosova.
Kurrë nuk kam qënë adhurues i politikës. Por ajo çfarë më shtyri të reagoj,ishte pikërisht një deklaratë e lëshuar ditë më parë nga Arbana Xharra,ku iu drejtua Lëvizjes Vetëvendosje me fjalët, citoj:
‘’KU PO I MERR LËVIZJA VETËVENDOSJE ATA MILIONA PËR VOTUESIT E DIASPORËS’’
Thënë të drejtën,si pjesë e diasporës që jam disi më preku.Jo pse jam pjesë e LVV-së apo i ndonjë subjekti tjetër, por vetëm m’u duk vetja disi i nënvlerësuar dhe thashë me vete ‘’edhe këtu nuk na lënë të qetë’’,andaj vendosa t’i drejtohem me disa fjalë të sapo aderuarës në PDK znj.Arbana Xharra.
E nderuara Arbana Xharra,desha të t’a bëjë pak a shumë me dije se kush jemi ne diaspora,andaj citoj:
- Jemi ne ajo diaspora,që punojmë dhe veprojmë kudo nëpër botë,vetëm e vetëm për t’i mbajtur gjallë familjet tona në Kosovë,ku pikërisht ju klasa politike i keni lënë nën mëshirën e kohës.
- Jemi ne ajo diaspora,që kursimet e mundit tonë 11 muajsh i ruajmë me krenari dhe për një muaj të pushimeve tona t’a zbusim sadopak varfërinë në Kosovë.
- Jemi ne ajo diaspora që për një sezon veror e rrisim buxhetin e shtetit për thuajse 20% , kjo është thënë me qindra herë edhe nga institucionet e Kosovës.
- Jemi ne ajo diaspora qëme djersën tonë po mundohemi t’a fuqizojmë shtetin dhe po vazhdojmë të kontribuojmë në shtetndërtim,edhe pse jemi në dijeni se e gjithë djersa jonë ka adresën në ‘’Klanin Pronto’’.
- Jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk kemi pasur synim të përfitojmë nga paraja publike e shtetit të Kosovës.
- Jemi ne ajo diaspora për çdo vit jemi viktima të policisë serbe duke na plaçkitur si në dogana ashtu edhe në rrugët transite që shpiejnë për në Kosovë apo edhe anasjelltas,dhe kjo vie rezultat i kinse marrëveshjeve të Brukselit në krye me tashmë bashkëpartiaken tuaj Edita Tahirin.
- Jemi ne ajo diaspora se të pangopurit e partisë ku ti tashmë je radhitur,keqpërdorin paratë tona që ne paguajmë nëpër dogana të Kosovës dhe ato sërish kanë drejtimin në ‘’Klanin Pronto’’
- Jemi ne ajo diaspora që 19 vite me parë derdhëm miliona marka,franga e dollar në arkat e fondit ‘’Vendlindja Thërret’’ ,dhe ‘’Ata’’ të SHIK-ut që ti dikur kërkoje me ngulm që të hetohen,sot kanë bërë pasuri marramendëse po nga ai fond.
- Jemi ne ajo diaspora që vazhdojmë të derdhim qoftë edhe një cent të fundit nëpër fonde të ndryshme për shërimin e fëmijëve tanë jashtë vendit,sepse shëndetësia në Kosovë është bërë biznes e asgjë më tepër. Ky është prapë rezultat i qeverisjes së asaj strofkës tënde ku ti tashmë ke bërë vend.
- Jemi ne ajo diaspora që e filluam,e bëmë dhe e fituam luftën,pa asnjë interes për t’u pasuruar.
- Jemi ne ajo diaspora që ka me qindra ushtarë të UÇK-së në mërgatë,që sot nuk gëzojnë pensionin veteran apo invalid i luftës,vetëm e vetëm se listat janë trashë duke u futur në to militantët e atij klanit të famshëm.
- Jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk vizitohemi nga lidershipi i vendit bile as edhe nga ambasadorët e Kosovës.
- Jemi ne ajo diaspora që po mundohemi t’a ruajmë imazhin e dëshmorëve dhe heronjëve tanë edhe atëherë kur ju i harruat,dhe sot në çdo fushatë tuajën thirreni në emër të tyre.
- Jemi ne ajo diaspora që kërkojmë nga të gjithë ju klasa politike të na lëni të qetë,sepse nuk dëshirojmë të jemi temë diskutimi për interesat tuaja personale.
- Jemi ne ajo diaspora që nuk presim miliona nga asnjëra parti politike për të na i hequr shpenzimet e udhëtimit sa për të na rrëmbyer votën.Mos harro.Kemi paratë tona dhe nuk mashtrohemi aq lehtë për para.
Për fund,tregoj opinionit të gjerë e nderuara Arbana Xharra,sepse je e paguar me një shumë marramendëse nga kreu i PDK-së për t’u marrë me shpifje,duke sulmuar çdo subjekt politik deri në kohën kur të përfundojnë zgjedhjet,dhe sërish do të kthehesh në redaksinë e gazetës së degraduar ‘’ZËRI’’
PS; Nëse mendon që i përkas ndonjërit subjekt,dëshiroj të ta dëshmoj edhe këtë sepse qënia ime prej njeriu i takon vetëm Familjes Jashari. Për të t’i larguar dyshimet,fotografia e mëposhtme e dëshmon fjalën time.
LINZ , AUSTRI
29.05.2017