Krasniqi: Jemi të bindur se Haradinaj do të udhëheq më mirë se Mustafa

Koalicionet parazgjedhore të vendosura në vend shtuan edhe interesim e qytetarëve të vendit lidhur me atë se çfarë pritet nga këto zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën është njëri ndër koalicionet që bëri bujën më të madhe.

I kontaktuar nga Indeksonline, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka theksuar se koalicionit në fjalë po i bashkohen shumë njerëz çdo ditë.

“Çdo ditë, shumë e më shumë njerëz po i bashkohen koalicioni tonë, sepse qytetarët e Kosovës po kërkojnë një fillim të ri dhe ata e dinë se ekipi i vetëm që e ka potencialin për të sjellë këtë ndryshim është ekipi i udhëhequr nga Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit koalicioni PDK-AAK-NISMA, nuk është duke shikuar më të kaluarën.
“Ne nuk jemi duke shikuar prapa, sepse jemi të fokusuar tek e ardhmja dhe ka një fillim i ri për Kosovën, që do të nis me një fitore të madhe për koalicionin tonë,që do të mbështet jo vetëm nga votuesit tonë besnik, por edhe nga shumë të tjerë që po na bashkohen për herë të parë”, ka shtuar Krasniqi.

Kandidati për deputet nga PDK është shprehur i bindur në udhëheqjen e mirëfilltë të Ramush Haradinajt, i cili është kandidat për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor.
I pyetur nëse Haradinaj do të udhëheq më mirë me Kosovën se sa kryeministri në largim Isa Mustafa, Krasniqi është shprehur i sigurt për një gjë të tillë.

“Absolutisht po! Jemi të bindur për këtë”,ka përfunduar Krasniqi. Ndryshe duhet theksuar se zgjedhjet e 11 qershorit do t’i japin vendit një udhëheqje krejtësisht të re për një mandat tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme