Apple ofron para për të braktisur Androidin

Apple ka sfiduar Google në “dyluftim” duke lansuar kampanjën e madhe gjatë së cilës u ka bërë thirrje përdoruesve direkt që të heqin dorë nga telefonat Android.

 

Gjiganti teknologjik e ka quajtur kampanjën “Kalimi nga Androidi” në ueb faqen e vet dhe ka publikuar pesë video në YouTube.  Apple në kampanjën e re premton se “jeta është më e lehtë me iPhone”.

“Për dallim nga shumë telefona tjerë, të dhënat e rëndësishme në iPhone-n tuaj janë nën enkriptim dhe të mbrojtura me shifrën tuaj”, pohon Apple.

Kompania ofron edhe 250 dollarë për ata përdorues, të cilët telefonat e vet të vjetër Android i zëvendësojnë me iPhone, por nëse e ndërroni Samsung Galaxy S6 përdoruesit fitojnë vetëm 150 dollarë, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 81 për qind e telefonave botëror përdorin softuerin Google në krahasim me 18 për qind sa mbajnë Apple.

Samsung ishte prodhuesi më i popullarizuar gjatë vitit të kaluar dhe kishte madje 20 për qind të të gjithë telefonave të shitur në vitin 2016, derisa Apple kishte vetëm 14 për qind të tregut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme