Abrashi: Nuk e hedhim poshtë bashkëpunimin me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arban Abrashi, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me ndonjë parti pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë në Klan Kosova se LDK ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

I pyetur se a mund të ketë ndonjë bashkëpunim të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, Abrashi nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Nuk e hedhim poshtë”, është shprehur ai.

Abrashi ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK-së, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës tani po mendon vetëm për të fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“E rëndësishme është të dalim fitues, pastaj shohim”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme