Mandatari Zoran Zaev sot ka dëshmuar para Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai është ftuar pas kallëzimit të dorëzuar penal nga LSDM për përplasje interesash tek kryeministri teknik, Emil Dimitriev dhe ministrat Nikola Todorov, Nikola Popovski dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Ndryshe edhe pse ishin të zgjedhur për deputetë në zgjedhjet e fundit, ata paraqiteshin në rolin e ministrave të shëndetësisë, për punë të jashtme dhe kulturë, për çka LSDM pohonte se nuk mund të kryhen dy funksione në të njëjtën kohë.